Dy vendimet që u morën në mbledhjen e mbrëmshme të Qeverisë

  • S.A /
  • 23 March 2024 - 07:52
Dy vendimet që u morën në mbledhjen e mbrëmshme të Qeverisë

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbrëmë një mbledhje në mënyrë elektronike, ku ka miratuar dy vendime, transmeton "Kosova Sot Online ".

Në këtë mbledhje është miratuar Nisma e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, për amendamentimin e Marrëveshjes për Anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Organizatat e Grupit të Bankës Botërore.

“…e ratifikuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës me Ligjin Nr. 03/L-152 për “Anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Organizatat e Grupit të Bankës Botërore”, dhe shpallur me dekretin Nr. DL-013-2009, datë 30.05.2009 nga Presidenti i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Poashtu është miratuar edhe kërkesa e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej 252 mijë euro për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat: Mitrovicë Veriore, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

(Kosova Sot Online )