Osmani i uron shërim të shpejtë princeshës Kate

  • E.K /
  • 23 March 2024 - 07:59
Osmani i uron shërim të shpejtë princeshës Kate

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar shërim të shpejtë princeshës Catherine të Uellsit, pasi kjo e fundit njoftoi se është diagnostikuar me kancer, përcjell “Kosova Sot Online”.

Përmes një postimi në platformën “X”, Osmani i dërgoi lutje dhe urime nga Kosova.

“I uroj princeshës së Uellsit shërim të shpejtë dhe të plotë. Dërgojmë lutjet dhe urimet tona më të mira nga Kosova” shkroi Osmani.

(Kosova Sot Online)