Suharekë: Djali sulmon fizikisht nënën e tij, arrestohet i dyshuari

  • E.K /
  • 23 March 2024 - 09:00
Suharekë: Djali sulmon fizikisht nënën e tij, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës që ka ndodhur në një familje në Suharekë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Një person është arrestuar pasi në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

Ndërsa, viktima ka marrur tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht nënën e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)