“Serbia ndoshta largohet nëse Kosova hyn në KiE”, Von Cramon: Një mashtrim natyrisht

  • E.K /
  • 23 March 2024 - 10:06
“Serbia ndoshta largohet nëse Kosova hyn në KiE”, Von Cramon: Një mashtrim natyrisht

Europarlamentarja, Viola Von Cramon, që është edhe raportuese për Kosovën, ka reaguar ndaj deklaratës së Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq ku tha se Serbia ndoshta largohet nga Këshilli i Evropës nëse Kosova pranohet, përcjell “Kosova Sot Online”.

Viola Von Cramon ka shkruar se ky është një mashtrim dhe se kjo deklaratë nuk duhet t’i bëjë përshtypje askujt.

Tutje, Von Cramon tha se anëtarët e Këshillit të Evropës do të vendosin vetë se kë do ta pranojnë.

“Një blof( mashtrim) natyrisht. Me siguri që Serbia nuk do të largohet. Ky llaf (deklarata), nuk duhet t’i bëjë përshtypje askujt” ka thënë Von Crammon.

“Anëtarët e Këshillit të Evropës do të vendosin vetë se kë do ta pranojnë. Nuk e di se çfarë flet kundër anëtarësimit të Kosovës ” ka thënë Eurodeputetja.

(Kosova Sot Online)