Ilir Ferati njofton se sot presin vizita ngushëllimi për Trimufin, nesër do të jetë varrimi në Gurrakoc

  • E.K /
  • 25 March 2024 - 08:35
Ilir Ferati njofton se sot presin vizita ngushëllimi për Trimufin, nesër do të jetë varrimi në Gurrakoc

Kryetari i Istogut, Ilir Ferati ka njoftuar për vdekjen e vëllait të tij, Triumfit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ferati ka njoftuar se sot do të presin vizita ngushëllimi,

Ferati ka njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në fshatin Gurrakoc.

“Të dashur qytetarë, miq, shokë e dashamirë, Ju njoftojmë se me rastin e ndarjes nga jeta e të dashurit tonë Triumf Ferati. Presim vizita ngushëllimi sot me datën 25 Mars 2024, duke filluar nga ora 8:00 deri në ora 16:00 në Restaurant Tradita në Gurrakoc. Ndërsa varrimi i më të dashurit tonë, vëllaut tim Triumfit, bëhet nesër me datë 26 mars 2024 në ora 14:00 në varrezat e fshatit në Gurrakoc”, ka shkruar kryetari i Istogut.

(Kosova Sot Online)