Faton Peci paralajmëron fermerët: Çdo deklarim i rrejshëm për subvencione, ka pasoja ligjore

  • E.K /
  • 25 March 2024 - 11:14
Faton Peci paralajmëron fermerët: Çdo deklarim i rrejshëm për subvencione, ka pasoja ligjore

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka thënë se se janë bërë më shumë se një javë nga hapja e thirrjes për subvencione për fermerë nga Ministria e Bujqësisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Faton Peci paralajmëroi fermerët që të jenë të saktë me deklarimet për subvencione.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Peci njoftoi se nga kontrollet e ushtruara vitin e kaluar në masën 100% në 7 Komuna të Kosovës, kanë arritur të parandalojnë mashtrime me deklarime që kapin shumën afro 2 milion euro.

Tutje, Peci ka kërkuar që të jenë korrekt në procesin e aplikimit pasi edhe këtë vit Ministria do të ushtrojë kontrolle strikte dhe nuk do të tolerojmë mashtrime me deklarime të rrejshme.

Tutje, ai shtoi se çdo deklarim i rrejshëm që haset, ka pasoja ligjore për ata që zihen duke bërë një gjë të tillë.

(Kosova Sot Online)