Mandl: Dialogu Kosovë – Serbi do të ketë kuptim vetëm kur të mbahet në frymën e mirëbesimit

  • A.P /
  • 26 March 2024 - 18:05
Mandl: Dialogu Kosovë – Serbi do të ketë kuptim vetëm kur të mbahet në frymën e mirëbesimit

Eurodeputeti austriak dhe bashkëkryesuesi i Komisioni Parlamentar për Stabilizim – asociim Bashkimi Evropian – Kosovë, Lukas Mandl, në fjalën hyrëse të takimit të 11 të Komisionit, ka thënë se dialogu Kosovë – Serbi do të ketë kuptim vetëm kur të mbahet në frymën e mirëbesimit për arritje të një marrëveshjeje për normalizim të marrëdhënieve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Ky takim sot zhvillohet në një moment me rëndësi për Kosovën dhe BE. Kosova ka përjetuar dy ngjarje shokuese, dhuna në fund të majit dhe sulmi terrorist në shtator. PE-ja ka dënuar përdorimin e dhunës. Sipas meje dialogu Kosovë – Serbi do të ketë kuptim vetëm kur të mbahet në frymë e mirëbesimit për të arritur një marrëveshje të normalizimit. Ftoj që të ketë zbatim të plote te marrëveshjes së dhe të gjitha marrëveshjet e mëparshme”, ka thënë ai.

Eurodeputeti austriak kërkoi të ketë implementim të plotë të marrëveshjeve  të Brukselit dhe të Ohrit.

“Unë ftoj të ketë implementim të plotë të Brukselit dhe të Ohrtit, nuk duhet të këtë vonesë dhe me pajtim të së drejtës ndërkombëtare. Parlamentit Evropian i vjen keq për masat që i janë imponuar Kosovës dhe thërret për heqjen e tyre. Parlamenti Evropian ka qenë përkrahës i madh i liberalzimit të vizave dhe na vjen mirë që për qytetarët e Kosovës është më lehtë të udhëtojnë. Ky takim i dy komisioneve parlamentare është vazhdimësi i takimeve që janë mbajtur  më herët dhe tregon një përmirësim të stabilitetit në Kosovë”, ka thënë tutje Mandl.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ishte njoftuar për masat e BE-së më 28 qershor dhe ato hynë në fillim të korrikut. Ato u vendosën për shkak të mospërmbushjes së kushteve të BE-së dhe Shteteve të Bashkuara për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës. Tensionet në këtë zonë të banuar me shumicë serbe u rritën në fund të majit.

Masat ndëshkuese përfshijnë: suspendimin e përkohshëm të punës së trupave të krijuara në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe suspendimin e vizitave bilaterale, përveç atyre që fokusohen në adresimin e krizës në veri të Kosovës në kuadër të kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Po ashtu masat përfshijnë edhe ndaljen e programimit të fondeve për Kosovën nga IPA 2024 (Instrumentet e Para-Anëtarësimit). Propozimet e Kosovës në kuadër të Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor nuk janë dorëzuar për shqyrtim nga bordi më 29 dhe 30 qershor.

(Kosova Sot Online)