Votimi në Komitetin e Asamblesë Parlamentare të KiE-së, Kurti: Federata Ruse është jashtë e Republika e Kosovës po hyn brenda

  • E.K /
  • 28 March 2024 - 10:50
Votimi në Komitetin e Asamblesë Parlamentare të KiE-së, Kurti: Federata Ruse është jashtë e Republika e Kosovës po hyn brenda

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka quajtur arritje të madhe faktin që Komisioni për Çështje Politike e ka miratuar opinionin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, e cila e rekomandon Këshillin e Evropës që ta ftojë Kosovën për t’u bërë anëtare, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kryeministri Kurti tha se ky është një lajm i mirë për krejt Evropën e demokracinë që në këtë epokë gjeopolitike e historike, Federata ruse është jashtë, e Republika e Kosovës po hyn brenda Këshillit të Evropës.

“Kjo është një e arritur shumë e madhe për Kosovën, për të cilën Qeveria e Kosovës ka punuar dy vjet e gjysmë pa u ndalur dhe më në fund në këtë pranverë gjithçka po tregon se do të mund të kurorëzohet me sukses. Ky është vetëm hapi i parë. Në këtë pranverë, hapi tjetër vjen në fund të prillit, ku do të votohet në Asamblenë Parlamentare në Këshill të Evropës dhe hapi përmbyllës është ai në mbledhjen e Këshillit të Ministrave në muajin maj. Është bërë e njohur, e ditur prej nesh dhe e shpresuar më 24 prill të vitit të kaluar, atëherë kur në mbledhjen e ambasadorëve i patëm më shumë sesa dy të tretat e votave”, tha Kurti.

“… është lajm tejet i mirë për Evropën, për kombin shqiptar, për demokracinë që në këtë epokë gjeopolitike e historike, Federata ruse është jashtë e Republika e Kosovës po hynë brenda”, u shpreh Kurti.

(Kosova Sot Online)