Trajneri i Lille krahas lavdeve ka edhe kritika për Zhegrovën

  • S.A /
  • 30 March 2024 - 10:49
Trajneri i Lille krahas lavdeve ka edhe kritika për Zhegrovën

Lille u rikthye sonte te fitorja në Ligue 1, duke triumfuar në derbin ndaj Lens.

Skuadra e drejtuar nga Paulo Fonseca fitoi në shtëpi me rezultatin 2:1. Ndeshja i takoi javës së 27-të në Ligue 1,transmeton "Kosova Sot Online ".

Padyshim se më meritori në këtë fitore ishte Edon Zhegrova, i cili shënoi të dy golat e fitores.

Ylli kosovar luajti për 77 minuta dhe u vlerësua si më i miri i ndeshjes.

E trajneri i Lille, Paulo Fonseca e kritikoi dhe e lavdëroi Zhegrovën

“Edoni (Zhegrova) ishte vendimtar në sulm, shënoi dy gola; Por unë mendoj se ai mund të bëjë më mirë në mbrojtje. Ndeshje të shkëlqyer ka bërë edhe Nabil (Bentaleb). Unë flas shumë me lojtarët e mi dhe në veçanti me Edonin. Duhet të arrijmë të arrijmë 30 metrat e fundit dhe të jemi vendimtarë. Mendoj se ai ka përparuar nga ky këndvështrim”, u shpreh Fonseca.

(Kosova Sot Online )