Njihuni me mjeken nga Kosova e cila u bë shefe e Gjinekologjisë në një klinikë në Gjermani

  • A.P /
  • 31 March 2024 - 17:38
Njihuni me mjeken nga Kosova e cila u bë shefe e Gjinekologjisë në një klinikë në Gjermani

Doktoresha Zana Luci është zgjedhur drejtoreshë për repartin e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në klinikën “Asklepios” në qytetin Lindau të Gjermanisë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ambasada e Kosovës në Gjermani njoftoi për emërimin e saj, duke shkruar në Facebook se ky është edhe një sukses tjetër nga vajza tona.

“Nga nesër, mjekja nga Kosova, Zana Luci, do të drejtojë Departamentin e Gjinekoligjisë dhe Obstetrikës në klinikën “Asklepios” në qytetin #Lindau. Për emërimin e saj si kryemjeke në këtë departament, ka shkruar edhe mediumi gjerman Wochenblatt. Bravo Zana”, thuhet në postimin e ambasadës.

(Kosova Sot Online)