Deputeti i Vetëvendosjes i vendosur: Populli është që Qeveria Kurti II ta vazhdojë deri në fund mandatin

  • S.A /
  • 02 April 2024 - 08:05
Deputeti i Vetëvendosjes i vendosur: Populli është që Qeveria Kurti II ta vazhdojë deri në fund mandatin

Deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi ka shprehur optimizmin e tij se Qeveria Kurti II do ta përfundojë mandatin e saj qeverisës në bazë të afateve të parapara me ligj dhe kushtetutë, transmeton "Kosova Sot Online ".

“Vullneti i shumicës së qytetarëve të Kosovës, me aq sa kam mundur me vërejtur unë dhe jo vetëm unë është se ‘Qeveria Kurti 2 është ta përfundojë mandatin e vet Kushtetues, ashtu siç e ka marrë në zgjedhje demokratike’”, ka thënë Abrashi.

Abrashi ka thënë se “kori opozitar”, ashtu siç iu referua opozitës, janë bërë “agresiv” me kërkesën për zgjedhje.

“Mirëpo, marrë parasysh këtë korin e zërave opozitare, kohëve të fundit dhe ditë pas dite po bëhen shumë agresiv në këtë kërkesë. Dorën në zemër pak dyshoj në motivet e tyre se sa të sinqerta i kanë”, shtoi Abrashi.

E lidhur për (mos)votimin e Marrëveshjeve Ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës nga partitë opozitare, Abrashi ka thënë se “mos votimi nuk i shkakton dëme Qeverisë, por Kosovës”.

(Kosova Sot Online )