Personi më i vjetër në botë vdes në moshën 114-vjeçare

  • A.P /
  • 03 April 2024 - 14:38
Personi më i vjetër në botë vdes në moshën 114-vjeçare

Juan Vicente Pérez Mora nga Venezuela, i cili në vitin 2022 u shpall si njeriu më i vjetër në botë, në Librin e Rekordeve Botërore Guinness, vdiq dje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

I moshuari ndërroi jetë në moshën 114-vjeçare, njoftuan sot autoritetet dhe familja e tij.

Vdes në moshën 114-vjeçare personi më i vjetër në botë

Juan Vicente Pérez Mora nga Venezuela, i cili në vitin 2022 u shpall si njeriu më i vjetër në botë, në Librin e Rekordeve Botërore Guinness, vdiq dje.

I moshuari ndërroi jetë në moshën 114-vjeçare, njoftuan sot autoritetet dhe familja e tij.

Lexo Edhe:

Jeni mbi 80 kg? Do të arrini 56 kg! shkruani një recetë

“Këta s’dalin në vikend me punu edhe nëse NATO i bjen”, përplasje mes avok…

“Juan Vicente Pérez Mora ka kaluar në përjetësi në moshën 114-vjeçare. Ky njeri nga El Cobre i dha Venezuelës rekordin më jetëgjatë të dhënë nga Rekordet Botërore Guinness,” tha presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro në një postim në rrjetet sociale X.

Më 4 shkurt 2022, Juan Vicente Pérez Mora, atëherë 112 vjeç e 253 ditë, u njoh zyrtarisht si personi më i vjetër në planet, sipas faqes së internetit të Rekordeve Botërore Guinness. Babai i 11 fëmijëve, Juan Vicente Pérez Mora kishte në vitin 2022 41 nipër e mbesa, 18 stërnipër dhe 12 stërnipër.

(Kosova Sot Online)