Grubi: Roli i Vetëvendosjes në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut i parëndësishëm

  • A.P /
  • 03 April 2024 - 21:18
Grubi: Roli i Vetëvendosjes në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut i parëndësishëm

Zevendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi nga BDI-ja, u pyet nëse Lëvizja Vetëvendosje ka rol të parëndësishëm në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në këtë pyetje, ai tha se “ashtu duket sipas të gjitha sondazheve”.

 “Ashtu duket sipas të gjitha sondazheve, ashtu duket sipas numrave të opozitës e cila trumbeton gjatë gjithë kohës që Lëvizja Vetëvendosje është me të edhe pse z.Kurti, e tha zëshëm mu në mes të Shkupit që LVV nuk merr pjesë në këto zgjedhje. Nuk është e regjistruar në Maqedoni por ja që një eksponent i tyre margjinal në Shkup është bërë pjesë e listave, ka qenë deputet i Partisë Demokratike Shqiptare”, tha Gubi.

(Kosova Sot Online)