Tri vjet nga zgjedhja e Osmanit si presidente e Kosovës

  • S.A /
  • 04 April 2024 - 09:40
Tri vjet nga zgjedhja e Osmanit si presidente e Kosovës

Më katër prill të vitit 2021, Vjosa Osmani ishte zgjedhur në postin e presidentes së Kosovës, transmeton "Kosova Sot Online ".

Me 71 vota pro nga 82 sa ishin në kutinë e votimi, Vjosa Osmani ishte zgjedhur në krye të shtetit. Ajo është gruaja e dytë që votohet nga Parlamenti i Kosovës për këtë post, dhe presidenti/ja e gjashtë me radhë e Kosovës.

Zgjedhja presidente e Osmanit ishte bërë në raundin e tretë të votimit, meqë në dy raundet e para nuk kishte marrë votat e mjaftueshme, 80 sosh ose 2/3 e deputetëve të Kuvendit.

Pas zgjedhjes, Osmani kishte mbajtur fjalim para deputetëve të Kuvendit.

(Kosova Sot Online )