LDK nxjerr shifra: Qeveria s’mund të marrë merita për investimet e komunave, propagandën e tyre e kundërshtojmë me fakte

  • S.A /
  • 04 April 2024 - 11:59
LDK nxjerr shifra: Qeveria s’mund të marrë merita për investimet e komunave, propagandën e tyre e kundërshtojmë me fakte

Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se Qeveria Kurti po propagandon me shifra rreth investimeve. 

LDK thotë se investimet kapitale të Kosovës në vitin 2023 nuk kanë qenë më të lartat në historinë e Kosovës “siç po propagandon Qeveria me deklarata të pavërteta”, transmeton "Kosova Sot Online ".

“Investimet kapitale përgjatë tre viteve të kaluara janë në nivelin më ulët historik. Sepse në mesatare, gjatë tre viteve, të dhënat tregojnë se vetëm 11% e buxhetit të shtetit janë investime qendrore. Gjatë pandemisë, në mbyllje totale e krizë botërore, investimet ishin 10%, ngjashëm sikurse në këto tre vite të kësaj Qeverie, përqindja është e njëjtë! Për krahasim, në vitin 2023 investimet qendrore ishin 348 milionë euro, njëjtë siç ishin në vitin 2017 kur buxheti ishte 1.8 miliardë euro, e jo me 2.8 miliardë sa ishte në vitin 2023”.

LDK thotë se merita nuk mund të marrë një Qeveri që llogarit investimet e komunave si të vetat.

“Propagandën e tyre e kundërshtojmë me fakte e të dhëna zyrtare që hedhin poshtë këto manipulime”.

Gjithashtu, LDK ka paralajmëruar se “do të vazhdojë t’i publikojë këto fakte në një cikël të postimeve”.

Image

(Kosova Sot Online )