E rëndë: Punëtorët e ujësjellësit në Serbi përplasin 2-vjeçaren me veturë dhe e hedhin trupin në kanal

  • A.P /
  • 04 April 2024 - 20:00
E rëndë: Punëtorët e ujësjellësit në Serbi përplasin 2-vjeçaren me veturë dhe e hedhin trupin në kanal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Serbi. Një 2-vjeçare e cila rezultonte e zhdukur që prej 26 marsit u gjet e pajetë këtë të enjte në një kanal, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Mediat në Serbi raporotjnë se trupi i pajetë i vogëlushes, Danka Iliq u gjet në kanal. Lajmin e rëndë për 2-vjeçaren e konfirmoi sot presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.

Vuçiç tha se kanë qenë dy punonjës të ujësjellësit ata të cilët e kanë perplasur aksidentalisht vogëlushen me makinën e tyre të shërbimit dhe më pas trupin e pajetë e kanë hedhur në një kanal.

Mësohet se autorët e kësaj ngjarje të rëndë janë arrestuar. Nga hetimi i policisë kriminale të PU Bor bëhet me dije se gjithçka ka ndodhur më 26 mars rreth orës 13:52, pra vetëm shtatë minuta pasi vajza është zhdukur sipas kallëzimit të nënës.

Danka u zhduk më 26 mars teksa po lunate para shtëpisë së saj në fshatin Bansko Polije në Serbinë verilindore.

(Kosova Sot Online)