Policia jep detaje për zjarrin në depon afër rrugës Prishtinë-Ferizaj

  • E.K /
  • 05 April 2024 - 11:16
Policia jep detaje për zjarrin në depon afër rrugës Prishtinë-Ferizaj

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me zjarrin që ka përfshirë një depo në rrugën Prishtinë-Ferizaj, përcjell “Kosova Sot Online”.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, tha se bazuar në të dhënat e deritanishme janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Sot rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një objekt në rrugën Prishtinë -Ferizaj. Në vendngjarje janë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat e deritanishme janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, ka thënë Ahmeti.

(Kosova Sot Online)