“Sjellja para drejtësisë e kriminelëve, e domosdoshme”, Osmani kujton Masakrën e Rezallës

  • S.A /
  • 05 April 2024 - 12:46
“Sjellja para drejtësisë e kriminelëve, e domosdoshme”, Osmani kujton Masakrën e Rezallës

Forca të regjimit gjenocidal të Serbisë, më 5 prill të vitit 1999 rrethuan shtëpitë e fshatit Rezallë dhe në mënyrë mizore vranë 98 djem e burra. Eshtrat e 44 të vrarëve janë gjetur disa vite më pas në Rudnicë të Rashkës, transmeton "Kosova Sot Online ".

Në 25-vjetorin e saj, presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar këtë ngjarje, duke nderuar të rënët për liri.

“Regjimi kriminal serb kreu krime të tilla makabër kudo nëpër Kosovë, ndaj sjellja para drejtësisë e autorëve të krimit është e nevojshme dhe e domosdoshme. Drejtësi për viktimat dhe kujtim i përhershëm për to! Qoftë i përhershëm kujtimi për të gjithë të rënët për liri!”, ka shkruar Osmani.

(Kosova Sot Online )