Si të deklarohemi në formën e regjistrimit të popullsisë

Si të deklarohemi në formën e regjistrimit të popullsisë
Si të deklarohemi në formën e regjistrimit të popullsisë

Agim Bajrami

  • 05 April 2024 - 09:55

Shkruan:ANALISTI-Agim Bajrami

Forma e regjistrimit të popullsisë përmes plotësimit të saj ,nga të regjistruarit , përveç të dhënave e standardizuara, përmbajnë edhe të dhëna specifike për popullatën e cila është subjekt e regjistrimit. Ndër elementet e vendbanimit, vendqëndrimit,adresën,emri dhe mbiemri ,niveli arsimor,të dhënat pronësore, kulturën që përfshin edhe bindjet religjioze. Në vendet perëndimore dominojnë me të dhënat e specifikuar ,niveli arsimor,aftësia e përdorimit të shumë gjuhëve, besimi fetar,ndërsa elementi i përkatësisë kombëtare është diku në fund. Në vendet e dala nga sistemi komunist të Evropës jug-lindore ,elementi i përkatësisë kombëtare dhe i besimit fetar sikur shkojnë në përplasje me njëra tjetrën. Edhe përkatësia kombëtare, si dhe besimi fetar, në vendet në tranzicion nuk e kanë marr ende trajtën e stabilitetit në qenien e individit. Është e vetëkuptueshme, se individi lind i lirë dhe pa përkatësi kombëtare e pa besimin fetar dhe që te dy këto komponentë fitohen me lindje,nga prindërit,familja, vendi ,rrethi ,institucionet që zhvillojnë edukimin e atij individi. Në marrjen e elementit fetar ,e kombëtar tek individi i posa lindur, ndikojnë prindërit,familja që ndërlidhen me nivelin e tyre emancipues. Individi, me arritjen e moshës madhore , mund të deklarohet konform ligjeve ndërkombëtare ,se cilën përkatësi kombëtare, apo fetare do te ndjek, por në shumicën e rasteve prej 99%, individët kur arrijnë moshën madhore ,përkatësinë kombëtare , e fetare, e deklarojnë në rrjedhën e përkatësisë së prindërve,familjes dhe komunitetit ku jetojnë. Dhe çështja e deklarimit të përkatësisë kombëtare dhe fetare ne një shoqëri të caktuar, e sidomos të asaj në tranzicion, apo siç thuhej më qartë shoqëritë në zhvillim ,është çështje delikate, dhe e mbërthyer në zhvillimin dhe emancipimin e përgjithshëm si shoqëri,etni apo si individ. Në rajonin e Ballkanit perëndimor, në vetëdijen e zhvillimit shoqëror, dominojnë kulturat religjioze të;krishterimit të romës katolike,të krishterimit ortodoks bizantin, dhe i besimi islam. Shpesh gjatë historisë këto tre kultura te besimeve fetare në botë dhe rajone të ndryshme kanë pasur përplasjen e tyre . Dhe këto kultura të besimeve fetare edhe sot në një masë të madhe e përcaktojnë rolin e formimit të individit, arsimimin, zhvillimin, dhe mënyrën e të menduarit, jetesës dhe të ardhmes ndaj individit, në shoqëri,rajon dhe më gjerë, dhe shpesh determinojnë edhe paqen apo konfliktet në shoqëri ,apo ndërmjet etnive dhe besimeve të ndryshme . Sot bota bashkëkohore ka arrit zhvillimin e vetë në atë shkallë që në epiqendër dhe si dominante ka përkufizuar;Liritë dhe te drejtat e Njeriut,të cilat sot garantohen, me rregullativën e ligjeve ndërkombëtare. Dhe sot, bindja e lirë fetare mendohet se i takon individit , si shprehje e lirë e individit, se në çka te beson ,apo te mos beson, apo si edhe të deklarohet në përkatësinë e besimit fetar dhe të përkatësisë kombëtare. Dhe deklarimi i lirë në komponentët e besimit fetar dhe të origjinës etnike, ndërlidhet edhe me shkallën e nivelit të vetëdijes dhe emancipimit kulturor e arsimor të individit,shoqërisë , dhe kombit në përgjithësi. Dhe si do të deklarohen kosovarët gjatë procesit të regjistrimit i cili veç posa po fillon,në "formën e regjistrimit të popullsisë" ,varet nga vetëdija e secilit individ që sot e posedon,dhe si do të duhej të deklarohen, do të duhej të mendoj më herët lidershipi politik,arsimor e institucional i Kosovës, duke i edukuar qytetarët përmes vlerave reale të arsimit, e jo të euforive të angazhimeve partiake, e të islamit politik. Tani gjithçka është vonë ,dhe realiteti është ashtu siq ata/ato do të deklarohen. Më mirë një realitet i hidhur, por i njohur ,se sa një zbukurim, dhe shfaqje e asaj që nuk paraqet realitetin në një shoqëri!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".