Lipjan: Gruaja denoncon burrin për dhunë fizike, ai gjendet në arrati

  • E.K /
  • 06 April 2024 - 09:37
Lipjan: Gruaja denoncon burrin për dhunë fizike, ai gjendet në arrati

Një grua në Lipjan ka raportuar në polici, se është sulmuar fizikisht ngabashkëshorti i saj pas një mosmarrëveshje në familje, përcjell “Kosova Sot Online”.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari është në arrati, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

“ Lipjan 05.04.2024 – 17:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)