Gjilan: Tre persona e grabisin një person dhe ja arrin 200 euro dhe telefonin, viktima pëson lëndime të rënda

  • E.K /
  • 10 April 2024 - 10:36
Gjilan: Tre persona e grabisin një person dhe ja arrin 200 euro dhe telefonin, viktima pëson lëndime të rënda

Një grabitje ka ndodhur dje në Gjilan, ku një person ka raportuar se te persona të panjohur e kanë sulmuar fizikisht dhe ja kanë grabitur porofolin me 200 euro dhe një telefon, transmeton "Kosova Sot Online".

Personat në fjalë pastaj kanë ikur në drejtim të panjohur.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe ka marrur edhe tretman mjekësor.

Policia ka njoftuar se rasti është në hetime.

Njoftimi i policisë:

GRABITJE

Rr. Ali  Huruglica, Gjilan 09.04.2024-21:45.   Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se  tre persona të panjohur, njëri prej tyre me armë në brez  e kanë sulmuar fizikisht dhe i kanë grabitur  portofolin me 200€ para të gatshme, një telefon dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor  në spitalin rajonal në Gjilan. Rasti është duke u hetuar. 

(Kosova Sot Online)