Gjilan: Gjobitet shoferi me 150 euro, Policia i bëri shenjë që të ndalonte dhe nuk e bëri

  • E.K /
  • 10 April 2024 - 14:58
Gjilan: Gjobitet shoferi me 150 euro,  Policia i bëri shenjë që të ndalonte dhe nuk e bëri

Policia në Gjilan ka gjobitur një person pasi i njëjti kur i ishte bërë me shenjë që të ndalet por i njëjti nuk është ndalur dhe ka ikur në drejtim të pa njohur, përcjell "Kosova Sot Online".

I njëjti është identifikuar nga policia dhe i janë shqiptuar dy gjoba për kundërvajtje, mosrespektim i urdhrit të policit dhe vozitje e rrezikshme.

Më poshtë komunikata e plotë:

Identifikohet vozitësi i cili duke bërë vozitje të rrezikshme nuk ndalet në shenjë për ndalje nga Policia

Gjilan, 10 prill 2024

Policia e Kosovës njësiti patrullues në Gjilan me 06.04.2024 rreth orës 20:00 ne rrugën e “Gjinolleve” ka vërejtur një Automjet Golf duke vozitur me shpejtësi të vrullshëm , të njëjtit i është dhënë shenjë që të ndalet por i njëjti nuk është ndalur dhe ka ikur në drejtim të pa njohur.

Pas veprimeve operative është arrit që të identifikohet vozitësi shtetas i Kosovës, dhe ndaj të njëjtit konform ligjit të trafikut rrugor janë shqiptuar dy gjoba për Kundërvajtje: Mos respektim i urdhrit të policit dhe vozitje e rrezikshme nga njëqind e pesëdhjetë euro dhe një pikë negative veq e veq.

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 0385045047001.

(Kosova Sot Online)