Osmani jep detaje se si i vuri në kontakt Kurtin dhe kryediplomatin e Ukrainës

  • A.P /
  • 10 April 2024 - 22:00
Osmani jep detaje se si i vuri në kontakt Kurtin dhe kryediplomatin e Ukrainës

Bujar Osmani, kandidat për president në Maqedoninë Veriore, ka treguar që ishte ai që kishte lidhur komunikimin mes kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të Jashtëm të Ukrainës, dhe kishte lobuar vetë ai që Ukraina të mos votonte kundër Kosovës në Këshillin e Europës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Unë kam ndërmjetësuar komunikimin ndërmjet Kosovës dhe Ukrainës që Ukraina të mos votojë kundër në Këshillin e Evropës për Kosovën dhe ajo ka qenë një përpjekje e imja t’i lidhë kryeministrin Kurti dhe ministrin e Jashtëm të Ukainës. Ukraina nuk voton kundër edhe pse nuk e njeh Kosovën”, tha Osmani.

“Unë kam lidhur komunikimin ndërmjet Kurtit dhe ministrit të Jashtëm të Ukrainës dhe unë kam bërë lobimin që Ukraina të mos votojë kundër në Këshillin e Europës”, tha ai.

(Kosova Sot Online)