Ambasada e ShBA’së shpërndan postimin për garën në Iowa ku morën pjesë ushtarët e FSK’së

  • E.K /
  • 11 April 2024 - 11:50
Ambasada e ShBA’së shpërndan postimin për garën në Iowa ku morën pjesë ushtarët e FSK’së

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka shpërndarë postimin e Gardës Kombëtare të Iowa’s lidhur me garën për luftëtarin më të mirë, ku morën pjesë edhe pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, përcjell "Kosova Sot Online".

“Ushtarët nga e gjithë Ioëa, së bashku me pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, shfaqën qëndrueshmërinë, profesionalizmin dhe aftësitë e tyre luftëtare gjatë Garës Shtetërore të Luftëtarit më të Mirë të mbajtur në Camp Dodge në Johnston, Iowa, nga 4-7 prill 2024. Kjo ngjarje vjetore shtyu pjesëmarrësit në kufijtë e tyre, si fizikisht ashtu edhe mendërisht, në një demonstrim të shpirtit të palëkundur dhe gatishmërisë së atyre që shërbejnë.

Marshimi i këtij viti prej 12 miljesh solli konkurrentët në komunitetin lokal, me vijën e finishit të vendosur në Bashkinë e Johnston. Faleminderit të gjithë atyre që mbështetën dhe morën pjesë në Konkursin Shtetëror të këtij viti!”, thuhet në postim.

(Kosova Sot Online)