KFOR dhe EULEX me stërvitje të përbashkët

  • S.A /
  • 16 April 2024 - 08:07
KFOR dhe EULEX me stërvitje të përbashkët

Sot, KFOR-i dhe EULEX-i do të bëjnë stërvitje të përbashkët.KFOR ka njoftuar se stërvita do të quhet “Joint Venture 2024”, transmeton "Kosova Sot Online".

“Kjo stërvitje do të testojë procedurat e përbashkëta për të trajtuar bashkërisht skenarë të ndryshme të sigurisë dhe për të siguruar bashkëpunimin e vazhdueshëm në terren në mbështetje të paqes së qëndrueshme në të gjithë Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor”, ka thënë KFOR-i në një njoftim për media.

E komandanti i KFOR-it, gjeneral-majori Ozkan Ulutash, ka thënë se stërvitja nënkupton përkushtimin për të garantuar sigurinë për të mirën e gjithë komuniteteve në Kosovë.

“Nëpërmjet bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe trajnimeve rigoroze ne po forcojmë aftësinë tonë për të vepruar si një forcë kohezive, e gatshme për të adresuar çdo sfidë që mund të shfaqet”, tha Ulutash.

(Kosova Sot Online )