Krasniqi pas rastit në Pejë kërkon krijimin e një task-force për mbrojtjen e grave

  • S.A /
  • 16 April 2024 - 12:16
Krasniqi pas rastit në Pejë kërkon krijimin e një task-force për mbrojtjen e grave

Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi pas vrasjes në Pejë ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të krijojë një task- forcë e cila sipas tij do të veprojë me kompetenca të plota për mbrojtjen e grave nga dhuna dhe vrasjet, transmeton "Kosova Sot Online ".

“Dy gra të vrara në tri ditë nga partnerët e tyre – të cilët kanë qenë edhe më parë të denoncuar në polici për çështje të dhunës në familje.

Ky është alarmi që duhet të zgjojë secilin person që ka sado pak përgjegjësi për të garantuar sigurinë e qytetarëve – e institucionet shtetërore kanë më së shumti.


Çfarëdo që është duke bërë aktualisht Qeveria e Kosovës, nuk është më e rëndësishme sesa siguria e grave në Kosovë.Prandaj, ju bëjë thirrje që urgjentisht të krijojnë një task-forcë me kompetenca të plota për mbrojtjen e grave nga dhuna dhe vrasjet.”, ka shkruar ai në Facebook.

Krasniqi ka kërkuar që të dënim maksimal për vrasësit e grave.

“Duhet vepruar pa justifikime dhe pa përjashtime. Pa pardon për recidivistët. Me ndëshkueshmëri maksimale për dhunuesit dhe vrasësit e grave. Duhet garantuar mbrojtje, mbështetje dhe siguri për gratë.
Mos lejoni që Kosova të shndërrohet në një vend ku jeta e grave nuk vlen aspak. Lëvizni, ju lutem, sepse nuk është momenti për fjalë!”

Një grua është vrarë në mëngjesin e sotëm në banesën e saj në Pejë, dyshohet se dorasi është bashkëshorti i sa.

(Kosova Sot Online )