Vrasja e gruas në Pejë,“Pse ta mori jetën Edi qe aq shumë e mbrojte dhe e dashte”- reagon njëra nga familjarët

  • E.K /
  • 16 April 2024 - 13:15
Vrasja e gruas në Pejë,“Pse ta mori jetën Edi qe aq shumë e mbrojte dhe e dashte”- reagon njëra nga familjarët

Gjyljeta Ukelli u vra sot në Pejë, ku dyshohet se atë e vrau bashkëshorti i saj, Edmond Lajqi, përcjell “Kosova Sot Online”.

Për vdekjen e saj kanë reaguar edhe familjarët, Dardane Balaj, një e afërme e saj.

“Lamtumire Dud ‘kështu te thërrisja prej dashnisë Gjyljeta Ukella, nuk te pata kunat por të desha si një motër të vogël, pastaj te pata edhe motër edhe shoqe, lamtumire Gjyljeta e bukur, ishe femër e rralle dhe shume e zonja”, shkroi e afërmja e viktimës.

“Edin e dashurove me shpirt me te gjitha te metat e tij , familjen e mbrojte nga vuajtja çdo herë, sakrificat dhe vuajtjet i more me vete, por pse ta mori jeten Edi qe aq shume e mbrojte dhe e dashte, por Gjyljeta ndoshta mendoj qe vuajtjet tua u mbyllen, tani pusho e qetë”, tha Balaj.

(Kosova Sot Online)