Kryetari i Gjakovës Ardian gjini dhe pasuria e deklaruar , mbi 20 mijë euro kursime

  • S.A /
  • 22 April 2024 - 09:36
Kryetari i Gjakovës Ardian gjini dhe pasuria e deklaruar , mbi 20 mijë euro kursime

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Në pronësi të kryetarit Gjini janë një shtëpi dhe një dyqan, dhe si pronë të përbashkët me bashkëshorten ai ka edhe një shtëpi tjetër e cila ka vlerën 150 mijë euro, një banesë po ashtu në vlerë 70 mijë euro, dhe truall në vlerë 40 mijë euro, transmeton "Kosova Sot Online ".

Kryetari i Gjakovës ka edhe një veturë, e cila kushton rreth 35 mijë euro.

Para të gatshme në institucione financiare, Gjini ka mbi 20 mijë euro.

Kursime ka edhe bashkëshortja dhe fëmijët e tij.

(Kosova Sot Online )