Ndërron jetë në moshë të re studentja kosovare
Raportohet se ka ndërruar jetë, Mirgeta Buzhala, studentja e masterit të Shkencave Politike dhe Diplomacisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Lajmin e rëndë e kanë dhënë familjarët e saj.
"Miq e shokë, me zemër të thyer por krenarë që e patëm, ju njoftoj se vajza jonë e madhe, Mirgeta, sot na la".
Njoftimi i plotë:
Njoftim mortor
Miq e shokë, me zemër të thyer por krenarë që e patëm, ju njoftoj se vajza jonë e madhe, Mirgeta, sot na la. 💔
Varrimi bëhet nesër më 13 maj në ora 15:00 në fshatin Budakovë (lagjja Buzhalë).
(Kosova Sot Online)
