U rrëzua nga çatia e shtëpisë derisa ishte duke punuar, vdes një burrë në Novobërdë

  • E.k /
  • 22 May 2024 - 09:31
U rrëzua nga çatia e shtëpisë derisa ishte duke punuar, vdes një burrë në Novobërdë

Një person ka ndërruar jetë dje në Novobërdë, pasi derisa ishte duke punuar u rrëzua nga çatia e një shtëpie, përcjell “Kosova Sot Online”.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet për obduksion në IML.

“Novobërdë 21.05.2024-10:25. Raportohet se viktima mashkull kosovar gjersa ka qenë duke punuar në një shtëpi është rrëzuar nga çatia. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK ku ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet për obduksion në IML”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)