Abdixhiku takohet me Hovenier: Kënaqësi pajtimi për vizionin e Kosovës dhe ecjen me SHBA-të në rrugëtimet tona

  • E.K /
  • 23 May 2024 - 14:31
Abdixhiku takohet me Hovenier: Kënaqësi pajtimi për vizionin e Kosovës dhe ecjen me SHBA-të në rrugëtimet tona

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha se pati një drekë pune të rregullt me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, përcjell “Kosova Sot Online”.

Abdixhiku thotë se kishte kënaqësi që, siç shkroi në Facebook, bashkëbiseduan e u pajtuan me Hovenierin për “vizionin euroatlantik të Republikës së Kosovës” dhe “ecjen e ngushtë me ShBA-të”.

“Një drekë pune e rregullt, me ambasadorin e ShBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Kënaqësi, si gjithëherë bashkëbisedimi e pajtimi për vizionin euroatlantik të Republikës së Kosovës, si dhe ecjen e ngushtë me ShBA-të në të gjitha rrugëtimet tona përpara!”, shkroi Abdixhiku.

(Kosova Sot Online)