Del në shitje shtëpia e filmit ikonik “Home Alone”, ja sa kushton

  • E.k /
  • 29 May 2024 - 09:41
Del në shitje shtëpia e filmit ikonik “Home Alone”, ja sa kushton

Shtëpia e famshme e familjes McCallister në filmin ikonë të Krishtlindjeve ” Home Alone ” është në shitje.

E ndërtuar në vitin 1921 në Illinois  kjo shtëpi e veçantë pritet të shitet për 5.25 milionë dollarë. Është hera e parë që shitet që nga viti 2012 kur pronarët aktualë e blenë për 1.58 milionë dollarë.

Tablodi britanik Daily Mail shkruan se  pronarët rinovuan dhe zgjeruan pronën në vitin 2018 duke i kushtuar vëmendjen maksimale ruajtjes së detajeve arkitekturore dhe integritetit të hapësirave më të paharrueshme dhe më të njohura të shtëpisë.

Pjesa e përparme dalluese e rezidencës me tulla të kuqe është ruajtur siç ishte në filmin e vitit 1990.

Ka pesë dhoma gjumi, gjashtë banja, dy dhoma ndenjeje, një dhomë ngrënie, një kuzhinë të madhe, një kinema, një palestër, një verandë me oxhak dhe një fushë basketbolli .

Personat që do të blejnë këtë pronë të veçantë do të kenë mundësinë të zotërojnë një pjesë të historisë kinematografike.

(Kosova Sot Online)