
Goditet me grushte avokati i Sali Berishës, Sokol Mëngjesi, dërgohet në spital

Tre persona ende të paidentifikuar kanë dhunuar me grushte Sokol Mëngjesin, një nga avokatët e Sali Berishës, trabsmeton "Kosova Sot Online".
Mëngjesi ndodhet në spital dhe djendja e tij shëndetësore është e stabilizuar.
“Sot, rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur shtetasin S. M., me profesion avokat.I dëmtuari është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
(Kosova Sot Online)