Vdes në QKUK i riu kosovar që dyshohet se bëri vetëvrasje

  • A.P /
  • 02 June 2024 - 13:24
Vdes në QKUK i riu kosovar që dyshohet se bëri vetëvrasje

Raportohet se ka vdekur 34 vjeçari që dyshohet se ka bërë vetëvrasje, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj.

“Rreth orës 12:50 jemi njoftuar nga QKUK se viktima ka ndërruar jetë”, tha ai.

“Rreth orës 10:10 kemi pranuar informatë se një person mashkull i lindur në vitin 1990 është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Përgjithshme në Gjakovë për trajtim mjekësor (dyshohet për shkakë të plagës së shkaktuar nga armë zjarri). Njësitet e nevojshme policore menjëherë ju kanë përgjigjur rastit ku është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri. Aktualisht, në konsultim me prokurorin e shtetit, veprimet hetimore janë duke u ndërmarrë në drejtim të veprës “vetvrasje në tentativë”.

(Kosova Sot Online)