Kaçanik: Arrestohet një person, vodhi 170 euro në një ordinancë

  • E.k /
  • 15 June 2024 - 13:42
Kaçanik: Arrestohet një person,  vodhi 170 euro në një ordinancë

Një person është arrestuar në Kaçanik, i cili dyshohet se me forcë ka hyrë në një ordinancë dhe ka vjedhur para të gatshme me vlerë 170 euro, përcjell “Kosova sot Online”.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur, kishin hapur me forcë derën e ordinancës së tij dhe nga aty kanë arrit të marrin para të gatshme në vlerë rreth 170 euro. Lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

(Kosova Sot Online)