Vjosa Osmani nga Zvicra: Nga një shtet që u ndërtua nga zero jemi shndërruar në një model të demokracisë

  • E.K /
  • 15 June 2024 - 15:31
Vjosa Osmani nga Zvicra: Nga një shtet që u ndërtua nga zero jemi shndërruar në një model të demokracisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nga Samiti i Paqes që po mbahet në Zvicër për Ukrainën ka thënë se Kosova mund të ndajë storien e saj se si nga një shtet e ndërtuar nga zero është shndërruar në një model të demokracisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Duke iu referuar aktualitetit në Ukrainë, ajo ka cituar edhe presidentin amerikan se në kohët e rënda ka rëndësi se me kënd qëndron.

“Si Kosovë, besoj se jemi në pozicion me të gjithë të tjerët që marrin pjesë në këtë Samit që të ndajmë storien tonë, tregimin e Republikës së Kosovës si një shtet që është ndërtuar nga zero, si një shtet që ka vuajtur e sakrifikuar shumë. Megjithatë, jemi shndërruar në një model të demokracisë dhe aleancave të fuqishme. Sepse siç e thotë shpesh edhe presidenti Biden në kohë të rënda më e rëndësishmja është që për çka qëndron ose kush qëndron me ty. Ashtu siç kanë qenë të domosdoshme aleancat që të shpëtohet Kosova nga regjimi gjenocidal, njësoj është po aq e rëndësishme që tani kur po rrezikohet e gjithë arkitektura e sigurisë në Europë nëpërmjet agresionit rus, që ne të qëndrojnë së bashku si aleatë që besojmë në njëjtat vlera që t’i mbrojmë të njëjtat parime që janë mbrojtur në vitet e ’90-ta në Kosovë”.

(Kosova Sot Online)