Vjosa Osmani takon presidenten e Parlamentit Evropian, e quan të pakursyer mbështetjen e saj për Kosovën

  • E.k /
  • 17 June 2024 - 15:49
Vjosa Osmani takon presidenten e Parlamentit Evropian, e quan të pakursyer mbështetjen e saj për Kosovën

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, përcjell “Kosova Sot Online”.

Takimi i tyre ka ardhur në Zvicër ku Osmani po qëndron në kuadër të Samitit për Paqe për Ukrainën.

“Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, është padyshim një ndër aleatet më të forta të popullit të Kosovës”, ka shkruar Osmani në Facebook.

“Në rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian, mbështetja e saj vazhdon të jetë e pakursyer!”

(Kosova Sot Online)