Dhjetë ushtarë të Republikës Srpska dënohen me 162 vjet burg për krime kundër boshnjakëve

  • S.A /
  • 19 June 2024 - 12:33
Dhjetë ushtarë të Republikës Srpska dënohen me 162 vjet burg për krime kundër boshnjakëve

Gjykata e BeH-së dënoi dhjetë ish-anëtarë të Ushtrisë së Republika Srpska me gjithsej 162 vjet burg për krime të kryera kundër civilëve boshnjakë në veri të Bosnje dhe Hercegovinës në fillim të luftës në 1992, transmeton "Kosova Sot Online ".

Kolegji i apelit dënoi gjashtë të pandehur me 18 vjet burg, tre me 15 dhe një me nëntë vjet burg për krime lufte të kryera në komunën e Bosanski Novi.

Kolegji gjyqësor jashtë çdo dyshimi të arsyeshëm ka konstatuar se të gjithë të pandehurit kanë kryer vepra penale në mënyrën e përshkruar në aktakuzë”, thuhet me rastin e aktgjykimit.

Ata vranë 24 boshnjakë

Dhjetë ish-anëtarë të Ushtrisë së Republika Srpska akuzohen për vrasje, torturë, persekutim dhe akte të tjera çnjerëzore.

Gjykata vlerësoi se prokuroria arriti të provojë se të akuzuarit vranë 24 boshnjakë në qytetet Alići dhe Ekići afër Bosanski Novi në qershor 1992, të cilët më parë ishin detyruar të largoheshin nga shtëpitë e tyre. Më pas ata i rrahën burrat me kondakë pushke, grushta dhe këmbë, ndërsa gratë dhe fëmijët shikonin.

Para luftës, rreth 40 për qind e boshnjakëve jetonin në komunën e Bosanski Novi dhe sot përbëjnë 27 për qind të popullsisë. Pas luftës, autoritetet e Republikës Srpska e riemëruan këtë komunë, e cila tani quhet Novi Grad.

(Kosova Sot Online )