
Komandanti i KFOR-it takohet me Hysenin, flasin për sigurinë e vendit

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar se është takuar me komandantin e KFOR-it Ozkan Ulutash, përcjell “Kosova Sot Online”.
Në takim është diskutuar për sigurinë e vendit.
Më tej, ai shtoi se janë për siguri, paqe dhe jetë të qetë, për të gjithë pa dallim në Kosovë.
Postimi i plotë:
Kisha nderin që të pres për vizitë në komunën tonë Komandantin e KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Özkan Ulutaș.
Bashkëbiseduam për tema e çështje të ndryshme, nga siguria në vendin tonë e deri te përvojat e ndryshme të Gjeneralit Ulutaș. Bashkëpunimi me KFOR-in vazhdon të jetë esencialisht i nevojshëm për sigurinë e regjionit dhe Ballkanit.
Për siguri, paqe dhe jetë të qetë, për të gjithë pa dallim në Republikën e Kosovës.
(Kosova Sot Online)