
Kurti njofton mërgimtarët se nga e hëna mund ta marrin falas policën e sigurimit – Kosova ju pret me krahë t’hapur dhe zemrën plot

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë një njoftim për mërgimtarët, ku i ka njoftuar se nga e hëna, ata që vijnë me automjete do të marrin falas policën e sigurimit me vlefshmëri një muaj, në cilëndo prej pikave kufitare hyrëse, përcjell “Kosova Sot Online”.
Kurti u ka uruar atyre mirëseardhje në vendlindje, derisa ka thënë se Kosova i pret me krahë t’hapur.
“Ju që do të vini me automjete, nga e hëna mund të merrni falas policën e sigurimit me vlefshmëri një muaj, në cilëndo prej pikave kufitare hyrëse. Mirë se vini në vendlindje! Pushime të këndshme!”, ka shkruar Kurti.
(Kosova Sot Online)