
Grabitja e argjendarisë në Suharekë, pas disa muajsh në arrati arrestohet i dyshuari tjetër në Prishtinë

Policia e Kosovës informon se dje gjatë një opeaconi të organizuar nga njësitet relevante të saj ka arrestuar në Prishtinë personin e dyshuar me iniciale (K.G.), i cili dyshohet se është i perfshirë në rastin e Grabitjes së argjentarisë në Suharekë, përcjell “Kosova Sot Online”.
I apostrofuari me iniciale (K.G.) ndodhej në arrati që nga muaji nëntor i vitit 2023 dhe tanimë është arrestuar nga autoritetet policore, njofton policia.
Ditën kur ndodhi grabitja, u njoftua se një polic u plagos dhe një tjetër mori lëndime.
Shuma e arit të grabitur konsiderohet të jetë 250 mijë euro, grabitje kjo që ndodhi pasditën e së 22 nëntorit 2023 në një argjendari në Suharekë.
(Kosova Sot Online)