Ministria e Shëndetësisë apel qytetarëve: Këto ditë duhet të keni kujdes të shtuar nga temperaturat e larta

  • E.K /
  • 10 July 2024 - 15:23
Ministria e Shëndetësisë apel qytetarëve: Këto ditë duhet të keni kujdes të shtuar nga temperaturat e larta

Ministria e Shëndetësisë ka apeluar te qytetarët që gjatë këtyre ditëve të kenë kujdes të shtuar nga temperaturat e larta, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në njoftimin e MSH’së u bëhet thirrje qytetarëve që t’u përmbahen rekomandimeve të Ministrisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

“ Qytetarë të dashur, këto ditë duhet të keni kujdes të shtuar nga temperaturat e larta. Ju lutemi, përmbajuni rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike”, thuhet në apel.

(Kosova Sot Online)