Gërvalla ka një lajm të keq për ish pushtetarët: Opozita do të pësojë humbje fatale në zgjedhje

  • 18 July 2024 - 09:40
Gërvalla ka një lajm të keq për ish pushtetarët: Opozita do të pësojë humbje fatale në zgjedhje

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka thënë se sivjet nuk ka zgjedhje parlamentare në Kosovë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Gërvalla ka theksuar se opozita është e vetëdijshme që humbja e zgjedhjeve të ardhshme do të jetë më fatale se ato të kaluarat.

“Prandaj nuk ka zgjedhje as në shtator dhe ato do të mbahen në afatin e rregullt, pra në shkurt të vitit të ardhshëm. Vjeshta do të jetë pak më e nxehtë politikisht seç ka qenë vera, sepse do të tregojmë edhe ne pak më tepër seç kemi bërë deri më tash, e para arritjet tona, e dyta vizionin tonë dhe e treta që duhet të përgatitemi për zgjedhje”, ka thënë Gërvalla.

(Kosova Sot Online )

(Kosova Sot Online )