Aksident i rëndë në Shqipëri, vetura del nga rruga, ndërron jetë shoferi

  • E.k /
  • 02 August 2024 - 08:13
Aksident i rëndë në Shqipëri, vetura del nga rruga, ndërron jetë shoferi

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shqipëri.

Aksidenti ndodhi në autostradën Levan – Tepelenë pranë vendit të quajtur Kafaraj.

Bëhet e ditur se drejtuesi i mjetit tip “ Mercedes Benz” ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca dhe policia ndërkohë që grupi hetimor po kryen të gjitha veprimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit vdekjeprurës.

(Kosova Sot Online)