Berisha: Dorëheqja e Kurtit duhej të ndodhte për shkak të dëmit që i ka bërë vendit me marrëveshjet e dëmshme gjatë këtyre viteve

  • E.k /
  • 05 August 2024 - 10:00
Berisha: Dorëheqja e Kurtit duhej të ndodhte për shkak të dëmit që i ka bërë vendit me marrëveshjet e dëmshme gjatë këtyre viteve

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka deklaruar se për të shkuar zgjedhjet në mënyrë të drejtë, partitë politike duhet të angazhohen në dialog konstruktiv, përcjell "Kosova Sot Online".

“Është e rëndësishme që partitë politike të tregojnë përgjegjësi dhe të angazhohen në dialog konstruktiv, për të siguruar që proceset zgjedhore të zhvillohen në mënyrë të drejtë dhe në kohë. Legjitimiteti i kësaj qeverie përfundon më 14 shkurt 2025, prandaj duhen respektuar standardet dhe afatet kushtetuese, të cilat janë imperativë”, ka thënë Berisha.

“Dorëheqja e Kurtit duhej të ndodhte për shkak të dëmit që i ka bërë vendit me marrëveshjet e dëmshme gjatë këtyre viteve të qeverisjes dhe dialogut. Tani, dorëheqja e tij vetëm sa e fut vendin në rrethin vicioz të nenit 90, pika 5, të Kushtetutës”, tha Berisha.

(Kosova Sot Online