Ekspertiza e trupit të Faton Hajrizit pritet të bëhet javën e ardhshme, IML pret dokumentet dhe raportin e autopsisë nga Serbia

  • s.a /
  • 09 August 2024 - 08:29
Ekspertiza e trupit të Faton Hajrizit pritet të bëhet javën e ardhshme, IML pret dokumentet dhe raportin e autopsisë nga Serbia

Trupi i pajetë i Faton Hajrizit tashmë është dorëzuar në Institutin e Mjekësisë Ligjorë (IML) për t’iu bërë ekspertiza e nevojshme, transmeton "Kosova Sot Online ".

Siç merr vesh,  ekspertiza e trupit të tashmë të ndjerit, Hajrizi do të bëhet javën e ardhshme,  pasi çdo procedurë duhet të bëhet me Komision si dhe duhet të presin dokumentet dhe raportin e autopsisë nga Serbia.

Ndryshe, trupi i pajetë i Faton Hajrizit ka arritur sot në orët e hershme të mëngjesit në Kosovë.

Avokati i familjes Hajrizi, Arianit Koci para mediave konfirmoi se misioni tashmë është kryer, dhe se trupi i është dorëzuar organeve përgjegjëse në Kosovë.

Faton Hajrizi u vra më 19 korrik në afërsi të kufirit mes Serbisë dhe Bosnjës. Një ditë më herët, ai dyshohet se ka vrarë një polic serb dhe ka plagosur një tjetër.

Ai ishte arratisur nga Qendra Korrektuese e Smrekonicës më 6 korrik.

(Kosova Sot Online )