
Krasniqi: Kjo datë shënon ikjen e një qeverie të papërgjegjshme

Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi ka reaguar pasi presidentja Vjosa Osmani shpalli 9 shkurtin, datë të zgjedhjeve të rregullta të Kuvendit të Kosovës.
Krasniqi përmes një shkrimi në Facebook tha si parti opozitare kishin kërkuar që 26 janari 2025 të jetë data e zgjedhjeve, dhe se kjo shtyerje ishte e panevojshme. Por, që sipas tij, kjo tashmë ka pak rëndësi.
Ai thekson se 9 shkurti është data e cila do të shënojë ikjen e një qeverie të papëregjegjshme dhe ardhjen e një tjetre, sipas tij, kredibile e të aftë, në krye me Bedri Hamzën.
(Kosova Sot Online)