Stradner: Serbia është partneri strategjik i Rusisë dhe nuk do të vendosë kurrë sanksione ndaj saj
Ivana Stradner, specialiste në fushën e sigurisë dhe informacionit, gjithashtu vëzhguese e zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, nëpërmjet një postimi në platformën “X”, ka thënë se Serbia kurrë nuk do të jetë anëtare e NATO-s, derisa të jetë nën udhëheqjen e Aleksandar Vuçiqit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ajo ka komentuar takimin e sotëm të Aleksandar Vulinit me presidentin rus Vladimir Putin.
“Sot Putin u takua me qeverinë serbe, e cila tha se Serbia nuk do të bëhet kurrë një anëtare e NATO-s nën Vuçiç, Serbia është partneri strategjik i Rusisë dhe nuk do të vendosë kurrë sanksione ndaj Rusisë”, ka shkruar Stradner.
(Kosova Sot Online)