Ministria e Mbrojtjes: Ushqimi i ushtarëve të FSK-së mbetet i njëjtë
“Të gjitha kuzhinat në kazermat e FSK-së janë duke funksionuar si çdo ditë tjetër”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ky reagim nga Ministria, erdhi pasi u raportua se dreka e servuar këtë të hënë ndaj ushtarëve të FSK-së, s’ka qenë e zakonshme dhe e kompletuar, krahasuar me ditët e kaluara.
Megjithatë, në njoftimin e tyre thuhet se ushqimi aktualisht po përgatitet nga kuzhinierët e huazuar nga Qendra Studentore dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës.
Po ashtu, thuhet se kjo situatë do të jetë afatshkurtër, deri në rekrutimin e stafit profesional.
(Kosova Sot Online)