Polici kosovar plagos kolegen e tij në Stacionin e Policisë

  • A.P /
  • 11 October 2024 - 11:10
Polici kosovar plagos kolegen e tij në Stacionin e Policisë

Një polic ka plagosur aksidentalisht kolegen e tij në objektin e Stacionit Policor Jugu në Prishtinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e kanë konfirmuar nga Inspektorati Policor i Kosovës, ku kanë bërë me dije se tashmë kanë filluar hetim lidhur me këtë incident.

Arma e zjarrit është konfiskuar, ndërsa zyrtari policor që shkaktoi aksidentalisht shkrepjen është suspenduar.

 “Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se si pasojë e shkrepjes aksidentale një copë e gëzhojës së plumbi ka plagosur një zyrtare policore në këmbë dhe e njëjta është transportuar menjëherë për trajtim mjekësor. Lidhur me rastin, është njoftuar edhe prokurori i shtetit, i cili do të udhëheqë hetimet e mëtejshme në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK). Arma e zjarrit është konfiskuar, ndërsa zyrtari policor që shkaktoi aksidentalisht shkrepjen është suspenduar. Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti”, thuhet në njoftim.


(Kosova Sot Online)